Po behet shume zhurme diteve te fundit persa i perket referendumit per te shfuqizuar ligjin 21/2024
Rama nuk e ben kurre sepse do perceptohej si i dobet, por edhe sikur ai te shfuqizonte TE GJITHA ato ligjet qe kerkohen, cfare ndodh?
ASGJE.
Pas 12 muajsh ai ti risjell te njejtat ligje por me paketim ndryshe.
Pastaj ec e nxirri edhe nje here Shqiptaret ne proteste.
Pra mos u beni naiv. Nje autokrat nuk mundet me truqe ligjore.
Ti do thuash do e detyroje BE-ja ti zbatoje.
LOL
O njerez te mire te Jehovait, nderkombetaret jane si populli... Nuk kane as moral, as etike, as nuk u plas per ligje - Thjesht shkojne me më te fortin.
Ma trego pak sa diplomate te SHBA-se dhe BE-se e kane lavderu ramen ne publik nderkohe qe ky i bente naften vendit!
Qe 36 vjet i kthejme syte nga nderkombetaret, qe 36 vjet ata kthejne gishtin e mesit, e ne akoma mbajme shprese tek ata.
Cfare rendesie ka referendumi?
E vetmja vlere qe ka ky referendum eshte per te prodhu LAJM.
- Po u shfuqizua ligji, ti e shet si super fitore dhe bind më shume njerez ti bashkohen protestes.
- Po nuk u shfuqizua [99% qe nuk shfuqizohet] ti prape do prodhosh lajm. Sepse ke nje shifer qe e plas tere kohes ne media qe çon mesazhin qe protesta eshte akoma shume lart.
Prape eshte demonstrim force.
Nese e kane qellimin per kete gje atehere eshte dicka qe i sherben protestes. [deri diku]
Por kerkesa per referendum nuk duhet te jete gjeja kryesore. Duhet te jete thjesht nje mjet me teper.
Nese ne flasim tere kohes per ligje jemi duke luajtur lojen e tij sepse AI ESHTE LIGJI.
Kam pershtypje se Llapaj ju ka infektu me kete qasje amatoreske - Per çdo gje hajde te mbledhim firma.
A e mbani mend ate komisionin e famshem per inceneratoret? U shpenzuan 700 Milion euro per inceneratore qe nuk ekzistojne e cfare e gjeti Ramen!!!
ASGJE.
Beri show duke talle trapin me ata deputetet dhe u fuqizua më shume.
Rama rrezohet vetem nese e thyen mitin qe ai eshte i pathyeshem.
Nese shumica e popullit beson fort qe ky do bjere, atehere ky do bjere.
Kaq. Ska ndonje shkence te madhe.
Mendojeni keshtu: Nese ti e detyron Ronaldon te luaje basketball, edhe ke mundesi ta mundesh. Por nese ti si budalla shkon e luan futboll kunder tij, ai te degjeneron edhe po te jete me Covid.
E njejta gje eshte edhe me ramen.
Nese organizohemi per te bere anti-propagande e bejme çmos qe protesta te prodhojne lajm... Kur ti e detyron edhe median e pushtetit te merret me protesten... atehere do e mundesh.
Por nese ne fiksohemi me ligjet ne nje kohe qe ai ka pushtet absolut, e ke te sigurt 100% qe do humbim.